Okarina konsiderohet instrumenti më i vjetër që është gjetur në trojet shqiptare, përkatësisht në fshatin Runik të Skënderajt.
Pikërisht për këtë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit po kërkon që në mesin e 1,247 artefakteve të Kosovës që mbahen ilegalisht në Serbi edhe Okarina të kthehet në shtëpinë e saj, në Kosovë.
Madje për këtë MRKS-ja për këtë ka kërkuar ndihmë edhe nga Komisioni Evropian, UNESCO dhe organizata të tjera.
“1,247 artefakte të Kosovës mbahen ilegalisht në Serbi. Okarina është një instrument muzikor i bërë nga balta e pjekur. I përket periudhës së neolitit të hershëm dhe është gjetur në Runik të Skenderaj, andaj na ndihmoni ta kthejmë në shtëpi”, thuhet në njoftimin e MKRS-së. /Telegrafi/