Sipas policisë, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, meqë nëpërmjet rrjeteve sociale e kishte kanosur viktimën.
Këto janë detajet nga raporti:
“Gllogoc 01.02.2022 – 13:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ditë më parë për mes rrjeteve sociale ka kanosur me jetë viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. “/FolDrejt/