Rasti është cilësuar si “vjedhje e pyllit”, ndërsa ka ndodhur në fshatin Cerkolez të Istogut, transmeton Fol Drejt.
“Fsh. Cerkolez, Istog 21.07.2022 – 20:00. Njësitë policore kanë ndaluar një traktor me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar pasi në rimorkion e traktorit i dyshuari ka pasur të ngarkuara 5 m3 dru për të cilat nuk posedonte dokumentacion përkatës dhe dyshohet se i ka prerë në mënyrë ilegale” – thuhet ndër të tjera në raport.
Bëhet e ditur se “në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që traktori dhe masa drurore të sekuestrohen dhe të dërgohen në deponinë e APK-së ndërsa i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.”/FolDrejt/