Në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” ka pasur një kërcënim me bombë, shkruan Fol Drejt.
Zëdhënësja e Aeroportit Valentina Gara, ka thënë se “udhëtarët dhe personeli janë evakuuar”.
“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar. Ekipet emergjente janë involvuar ne detyrat dhe përgjegjësitë e caktuara”, ka njoftuar Gara.
Ndërkaq nga Policia e Kosovës kanë thënë se informata është pranuar rreth orës 16:00:
“Rreth orës 16:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
/FolDrejt/