Fol Drejt
E premte, 9 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

E kemi thënë edhe më parë, problemi me proceset zgjedhore nuk ka pasur të bëjë shumë me sistemin zgjedhor se sa me vet procesin e administrimit të zgjedhjeve

2 vjet më parë
in KOSOVË, KRYESORE
Koha e leximit: 5 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Kryeministri Albin Kurti sot në Parlamentin e Republikës së Kosovës, ka mbajtur një fjalim, nëpërmjet së cilit ka justifikuar mbështetjen e Projektligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, shkruan Fol Drejt.

Ky është fjalimi i tij i plotë:

I nderuar Kryetar i Kuvendit z. Glauk Konjufca,

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës, zëvendëskryeministër, ministra të kabinetet qeveritar,

Të dashur qytetarë,

Si Kryeministër i vendit, por edhe si Kryetar i partisë politike më të madhe në vend, natyrisht që shpreh kënaqësinë dhe falënderimin tim në lidhje me punën e bërë për të përfunduar me sukses këtë reformë zgjedhore. Në radhë të parë, dua të falënderoj subjektet politike pjesëmarrëse në Grupin Punues të Komisionit ad-hoc për angazhimin, punën dhe pajtueshmërinë rreth ndryshimeve dhe plotësimeve të bëra në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë. Po ashtu, falënderoj miqtë ndërkombëtarë për kontributin e tyre profesional me rekomandimet e vazhdueshme, pas të gjitha cikleve zgjedhore në Kosovë, tani e mbi një dekadë.

Në këtë drejtim, dua të theksoj posaçërisht Misionin Vëzhgues të BE dhe Misionin Vëzhgues të Mbretërisë së Bashkuar, për rekomandimet e shumta profesionale, të cilat janë pranuar dhe integruar në tërësi në draftin e ofruar për votim sot.

Falënderoj Misionin e OSBE-së në Kosovë për gatishmërinë dhe përkrahjen profesionale dhe infrastrukturore për realizimin e kësaj reforme. Gjithashtu, dua të falënderoj edhe shoqërinë civile për qëndrimin kritik dhe angazhimin e vazhdueshëm për realizimin e reformës zgjedhore dhe rekomandimeve të tyre.

Krejt në fund, jo më pak, dua të falënderoj KQZ-në për angazhimin dhe punën profesionale, për ndihmën e jashtëzakonshme me analiza e studime profesionale dhe rekomandime konkrete për realizimin e kësaj reforme zgjedhore.

Përpjekjet për reformë zgjedhore patën filluar menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2010, të cilat u patën karakterizuar me parregullsi dhe manipulime të shumta sa që u cilësuan nga misione të ndryshme vëzhguese ndërkombëtare si “vjedhje industriale e votave”. Kjo tentative për reformë zgjedhore nuk arriti të rrumbullaksohej për shkak te mungesës se vullnetit politik te asaj kohe dhe zhvillimeve te tjera politike.

Siç e kemi thënë edhe më parë problemi me proceset zgjedhore nuk ka pasur të bëjë shumë me sistemin zgjedhor se sa me vet procesin e administrimit të zgjedhjeve. Pas secilit proces zgjedhor ka pasur raporte të Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve por edhe të organizatave vendore të cilat kanë shpërfaqur problemet dhe mangësitë me te cilat janë karakterizuar zgjedhjet ku janë dhënë edhe rekomandime për përmirësimin e tyre. Raporti i Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale në Kosovë i publikuar në shkurt të vitit 2022, adresoi 23 rekomandime për përmirësimin e proceseve zgjedhore në të ardhmen, ku disa prej tyre përfshinin domosdoshmërinë e ndryshimeve ligjore.

Ngjashëm, edhe Komisioni Evropian në Raportin e Progresit të vitit 2022 për Kosovën, në fushën e demokracisë ka renditur çështjet që ndërlidhen në proceset zgjedhor dhe me mos adresimin e tyre për vite me radhë. Pjesëmarrja e mërgatës në proceset zgjedhore dhe vështirësitë e tyre në realizmin e kësaj të drejte janë arsyeja e radhës për domosdoshmërinë e këtyre ndryshimeve ligjore, e cila tashmë mundëson realizimin e të drejtës së tyre për të votuar.

Ndër çështjet më të rëndësishme të cilat rregullohen me këtë projektligj janë: regjistrimi i votuesve jashtë vendit, mënyra e votimit jashtë vendit, e drejta e votës, numërimi votave/fletëvotimeve për kandidatët e subjekteve politike, dhe mbështetja financiare shtesë për parti të cilat krijojnë hapësirë për numër më të madh të deputeteve gra sa është kuota e përcaktuar.

– Projektligji i ri e parasheh regjistrimin online përmes një platforme që do ta krijojë KQZ në mënyrë që votuesit nga mërgata të mos kenë nevojë të dërgojnë dokumente të shumta qoftë përmes email-it ose përmes Postës. Me platformën e regjistrimit online synohet të zvogëlohen barrierat teknike e procedurale, por edhe të ulet kostoja e të rritet efikasiteti.

– Me projektligjin e ri, mërgata do t’i ketë tri mënyra të votimit. E para, votimi fizikisht në ambasada dhe konsullata, e dyta, votimi duke i dërguar me postë të brendshme në adresë të ambasadës, dhe e treta mbetet mënyra e vjetër duke i dërguar ato në adresë të KQZ-së.

– Me ligjin e ri e drejta e votës u takon vetëm atyre që janë të regjistruar në regjistrin civil, respektivisht ata që janë pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës.

– Me këtë projektligj ruhet shpejtësia e numërimit të votave për parti politike si dhe shpallja e rezultateve disa orë pas mbylljes së vendvotimeve. Por, projektligji gjithashtu adreson shkakun kryesor të rinumërimeve duke bartur numërimin e votave për kandidatët në qendrat komunale të numërimeve, përmes një procesi transparent gjë që mundëson certifikim më të shpejt të rezultateve zgjedhore.

– Me projektligjin e ri KQZ ndan fonde publike shtesë në vlerën 1% të shumës së përgjithshme të alokuar për subjektin politik për secilin mandat të fituar nga gratë mbi kuotën 30% në momentin e certifikimit.

Ligji i ri për zgjedhjet do t’i jep fund padrejtësisë së gjatë që iu është bërë të gjithë mërgimtarëve, shtetasve të Kosovës. Lidhja e tyre e fuqishme me vendin e vet, kontributi i tyre i pamohueshëm në çdo kohë e në çdo rrethanë e bënë edhe më të domosdoshme nevojën që ata të jenë sa më shumë pjesë aktive e vendimmarrjes në atdheun e tyre.

Ndër vite ata u sfiduan dhe u maltretuan me procedura të komplikuara e burokratike për regjistrim, shpenzuan dhe u munduan për të zënë në kohë afatet për dërgesat postare, sakrifikuan ditët e pushimit e obligimet e tyre për të qenë fizikisht në Kosovë për të votuar, dhe shpeshherë u zhgënjyen kur për arsye teknike e të neglizhencave nuk i gjenin emrat në listat e votuesve.

I gëzohemi shumë faktit që tashmë të gjithë mërgimtarëve që gëzojnë të drejtën e tyre për votim, do t’ju ofrohet mundësia që ta ushtrojnë atë duke zgjedhur mundësitë më të përshtatshme për ta, qoftë duke votuar në zyrat e ambasadave e konsullatave, qoftë duke votuar përmes postës brenda shtetit përkatës apo drejt Kosovës.

Shpresojmë që sado pak me votimin e këtij Ligji sot do t’ju dalim hak të gjithë mërgimtarëve që përkundër vështirësive nuk hoqën dorë për ta shprehur vullnetin tyre politik dhe me durim priten që shteti i tyre t’i bëjë edhe me krenarë kur atyre do të ju mundësohet votimi në shtetet ku jetojnë e punojnë./FolDrejt/

Tags: KosoveKryeministri Kurtikuvendi
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Vetëvendosje: Republika e Kosovës nuk i nënshtrohet milicisë fashiste të Vuçiqi

Lajmi tjetër

Abazi: A ka ndryshu Kosova, apo tjerët?

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM