Është arrestuar një person me iniciale S.B (50 vjeç) sot në Beograd në lidhje me kërcënimet për vrasjen e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill.
Lajmin e ka konfirmuar kryeprokurori publik i Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, Nenad Stefanoviq, shkruan “Blic.rs”.
Personi i arrestuar, siç dyshohet, ka shkruar në rrjetin social “Facebook”, ndër të tjera, “Koha për një goditje të re të Gavrilo Principit direkt në kokën e okupatorit Christopher Hill…”
Ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i personit nën mbrojtje ndërkombëtare” ka thënë prokurori Stefanoviq.