Në rrugën Enver Maloku në Prishtinë, dje më 28.03.2022 rreth orës 15:15 një person e ka kërcenuar me thikë një të mitur, të cilit pastaj ia ka vjedhur telefonin nga çanta dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Nuk raportohet për të lënduar, kurse rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante, transmeton FolDrejt.
“Viktima mashkull kosovar, i mitur ka raportuar se një person i ka vjedhur telefonin nga çanta dhe e ka kërcënuar me thikë pastaj është larguar nga vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar, rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante”, njofton policia, përcjell FolDrejt.