Leonit Muhaxheri dënohet me 17 vjet burg për vrasjen e 24-vjeçarit Bajram Qelit.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Leonit Muhaxheri, akuzohet për veprën penale vrasje e rëndë, për shkak se më 4 shtator 2020, në Ferizaj, pas një mosmarrëveshje, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin B.Q, me ç’rast ka vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarit Alorin Leka.
Në këtë rast, së bashku me Leonit Muhaxherin akuzohen edhe Albin Balia e Eugen Bajralia për pjesëmarrje në rrahje, Rinor Jashari për kanosje e moslajmërim të veprave penale apo kryesve të tyre, si dhe Mërgim Atanasova për dhënie të ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale.
Albin Balia dhe Eugen Bajralia akuzohen nga Prokuroria se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”.
Sipas dispozitivit të tretë të aktakuzës,Rinor Jashari akuzohet se ka kryer veprën penale “Kanosja” dhe “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”
E Mërgim Atanasova akuzohet se ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.