Ish-kryeministri britanik Boris Johnson ka njoftuar se nuk do të kandidojë për kryesinë e Partisë Konservatore.
Emri i liderit të ri të konservatorëve, pra kryeministri i Britanisë së Madhe do të bëhet i ditur më 28 tetor, i cili do të zgjidhet nga rreth 170 mijë anëtarë të partisë që do të votojnë online.
Johnson tha se, pavarësisht se kishte mbështetjen e deputetëve për të kandiduar për liderin e konservatorëve, ai kishte arritur në përfundimin se nuk ishte gjëja e duhur për të bërë sepse, siç tha ai, “nuk mund të qeverisësh në mënyrë efektive nëse nuk ke një parti të bashkuar. në parlament”, raporton BBC, përcjell Fol Drejt.