Erling Haaland do të jetë futbollisti më i ri i Manchester Cityt.
Ylli norvegjez i futbollit ka kryer testimet mjekësore te klubi anglez, ka bërë të ditur gazetari dhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, përcjell Demokracia.com.
Zyrtarizimi i Haaland si lojtar i Manchester Cityt do të bëhet këtë javë. 21-vjeçari do të nënshkruajë kontratë me Manchester Cityn deri në vitin 2027.
Haaland do të transferohet te “Qytetarët” nga Borussia e Dortmundit.
“Erling Haaland në Manchester City. Haaland ka kaluar testet mjekësore si lojtar i ri i Man City sot, ai është kthyer në Dortmund. Do të jetë ZYRTARE këtë javë”, raporton Romano.