Zelensky ka njoftuar se marrëveshja e grurit në Detin e Zi do të zgjatet me 120 ditë me përpjekjet e Turqisë dhe OKB-së.
“Marrëveshja e grurit do të zgjatet për 120 ditë. Ukraina së bashku me (Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së) Antonio Guterres dhe (Presidentin turk) Rexhep Tajip Erdogan morën vendimin kyç në luftën globale kundër krizës ushqimore. Në pritje të njoftimit zyrtar nga partnerët – Turqia dhe OKB-ja”, shkroi Zelenskyy në Twitter./FolDrejt/