Lionel Messi do të largohet nga Paris Saint-Germain kur kontrata e tij të përfundojë në fund të këtij sezoni, konfirmoi të enjten menaxheri i klubit Christophe Galtier, raporton AA, përcjell Fol Drejt.
“Kam pasur privilegjin të stërvis lojtarin më të mirë në historinë e futbollit. Do të jetë ndeshja e fundit e Leos në Parc des Princes kundër Clermont,” tha Galtier në një konferencë për shtyp.
Ka pasur zëra se Messi ka marrë një ofertë zyrtare për t’iu bashkuar klubit të Arabisë Saudite Al-Hilal sezonin e ardhshëm.
Muajin e kaluar, fituesi i Kupës së Botës u pezullua për dy javë për një udhëtim të paautorizuar për dy ditë në Arabinë Saudite.
Argjentinasi u transferua te skuadra e Parisit nga Barcelona në vitin 2021. Ai u kritikua për dështimin e PSG-së nga raundi i 16-të i Ligës së Kampionëve nga Bayern Munich këtë sezon. /FolDrejt/