Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj sot ka raportuar përpara Komisionit për Siguri, në kuadër të Kuvendit të Kosovës, transmeton Fol Drejt.
Ndër të tjera Ministri Mehaj ka treguar shumën e shpenzuar, për t’i pajisur pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), me pajisje ushtarake:
“Për ta moderinizuar ushtrinë kemi blerë pajisje ushtarake nga ShBA. Blerjet janë të sigurta, realizim konkret dhe garanci më e madhe. Në total për këto 8 muaj vlera e pajisjeve e kap shifrën e 32 milionë euro. Përfshihet autoblinda, armatime, snajperë, dronë edhe të tjera, por nuk mund t’i them para mediave. Ne kemi arritur numrin me 1,240 pjesëtarë të ri të FSK-së.”
Autoblinda, dronë, snajperë dhe pajisje të tjera, tash janë në duart e ushtarëve të Kosovës, sipas tij.
Sipas Mehajt, këto rezultate janë fryt e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).
Një pjesë e seancës, është zhvilluar pa praninë e mediave, meqë pritet të diskutohet për edhe për çështje të tjera konfidenciale./FolDrejt/