Dje gazeta online Fol Drejt ka raportuar për një incident i cili ka ndodhur në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku konkretisht V.H, referent në këtë universitet, është sulmuar fizikisht nga A.V, profesor asistent në këtë universitet, shkruan Fol Drejt.
Fol Drejt veç dëshmive që i posedon, ka provuar të informohet edhe nga Policia e Kosovës, ndërsa nga Toger Sheremet Elezaj, Udhëheqës i Zyrës për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun nga DRP-Gjakovë, ka marr këtë përgjigje:
“Lidhur me pyetjen tuaj mund të ju konfirmoj se me datë 03.10.2022 rreth orës 11:00 Stacioni Policor në Gjakovë është njoftuar për një incident në Fakultetin e Edukimit “Fehmi Agani” në Gjakovë në mes të dy zyrtarëve të po të njëjtit fakultet. Patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes ku si pasojë e atij incidenti njëri nga personat e përfshirë në rast kishte pësuar lëndime të lehta trupore. Në cilësinë e të dyshuarit është arrestuar një person i lindur në vitin 1964 i cili pas intervistimit në konsultim me Prokurorin Kujdestar është liruar në procedurë të rregullt.”
Për më shumë Elezaj shton se rasti është duke u trajtuar nga Njësia e Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë./FolDrejt/
Foto/ Grushtohet referenti i Universitetit të Gjakovës, thotë se këtë e bëri një profesor