Ish- këshilltari për sigurinë i Donald Trump, John Bolton ka qenë ditën e sotme i ftuar në emsionin e gazetarit Thimi Samarxhiu, “Zona Zero” ku ka kometuar edhe deklaratat e bëra nga ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov.
Kujtojmë se pak ditë më parë Lavrov e ka krahasuar situatën e Krimesë dhe Ukrainës me Kosovën në analogji me luftën që kjo e fundit ka patur me Serbinë.
Sipas Bolton, një krahasim i tillë nuk qëndron dhe kurrsesi nuk munden të adresohen problemet e Kosovën në kontekstin e Ukrainës.
“Unë nuk shikoj lidhje të drejtëpërdrejtë mes Ukrainës dhe Kosovës. Unë nuk mendoj se do të adresohet në kontekstin e Ukrainës.”- tha John Bolton.