Rasti është cilësuar si “shpërdorim i pasurisë së huaj”, ndërsa ka ndodhur në Fushë Kosovë, shkruan Fol Drejt.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, në fshatin Sllatinë Madhe në Fushë Kosovë, më datë: 04.08.2022-11:00-13:00, “dy viktimat, një mashkull dhe një femër me nënshtetësi norvegjeze, kanë raportuar se derisa kanë qenë në një veturë, kanë kërkuar nga drejtuesi që të ndalin për arsye se njëri nga viktimat nuk ndihet mirë.
Drejtuesi i dyshuar mashkull kosovar, është larguar në drejtim të panjohur duke u marr edhe bagazhin që gjendej në veturë me dokumente personale të viktimave.”
Policia njofton se rasti në procedurë hetimore./FolDrejt/