Një qytetar i Prishtinës e ka lënë ndezur veturën e tij para një marketi, kurse persona të panjohur e kanë vjedhur atë.
Në vendin e ngjarjes ka dalë policia e cila tashme njofton se rasti është duke u hetuar.
“Rr. Rilindja, Prishtinë 07.03.2022 – 18:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se nga personi, persona të panjohur iu kishte vjedhë vetura e tij me targa vendore të cilën e kishte lënë të parkuar dhe të ndezur para një marketi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell FolDrejt.