Një person është arrestuar në Suharekë, të premten rreth orës 14, pasi dyshohet se përderisa ishte duke punuar e ka lënduar një fëmijë.
Sipas policisë, fëmijës fillimisht i është ofruar trajtim mjekësor në QKMF në Suharekë e më pas është dërguar në QKUK në Prishtinë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.