Fol Drejt
E hënë, 2 Qershor, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME SHQIPËRI

E miratuan ligjin për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore, shpërthejnë debatet në Shqipëri

2 vjet më parë
in SHQIPËRI
Koha e leximit: 6 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Parlamenti në Shqipëri miratoi në orët e para të ditës së sotme me 69 vota pro, 23 kundër dhe 3 abstenime, ligjin për “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale”.

Autoritetet e justifikuan nevojën e tij me rritjen e aktivitetit ekonomik, ndërsa procesi i miratimit nxiti debate të shumta në radhët e politikës, dhe të grupimeve të ndryshme shoqërore.

Edhe pse destinacioni i nënprodukteve të kanabisit është eksporti, kritikët e shohin të parakohshëm ligjin duke argumentuar se Shqipëria ende mbetet një vend me sundim të dobët të ligjit si dhe vend burim e tranzit i bimëve narkotike.

Lexoni edhe..

Myftiu Muhamed Sytari falënderon presidentin Begaj për qëndrimin ndaj fenomenit të mikrokredive

Kryeministri Rama takohet sot me Macronin

Porosit Web Porosit Web

Në Shqipëri miratimi i ligjit “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industrial” u shoqërua nga debate dhe kritika të ashpra.

Drafti që u hartua nga tre ministri, ajo e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e Brendshme dhe e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural parashikon eksportin e nënprodukteve të bimës së kanabisit pas përpunimit dhe ndalon tregëtimin e tyre brenda territorit të vendit.

Qeveria e justifikoi nevojën e këtij ligji me përfitimet ekonomike, por përfaqësues të opozitës thanë për Zërin e Amerikës, se një nismë e tillë do të sjellë dëme pasi Shqipëria është një vend burim e tranzit i drogave dhe ku sundimi i ligjit është i dobët.

Në këtë kontekst deputetja e PD Jorida Tabaku mendon se hapësirat për abuzime janë të mëdha.

“Kemi një shqetësim real për rritjen e trafikimit të kultivimit të kanabisit në mënyrë informale, dhe nga viti 2016, kemi sasinë më të lartë të kapur në vend dhe të trafikuar. Justifikimi ekonomik nuk qëndron sepse qartësisht sot nuk është një kërkesë e jashtëzakonshme në tregun ndërkombëtar. Sot qeveria shqiptare mund të hapte një sektor të ri në teknologji informacioni, mund të hapte një sektor të ri në tregje që lidhen me agroturizmin, me bujqësinë, me turizmin në përgjithësi, po kjo nuk ndodh”- tha për Zërin e Amerikës Jorida Tabaku, deputete e PD.

Edhe deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, është kritik ndaj ligjit të sapomiratuar për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale.

“Në Shqipëri në 8-10 vitet e fundit është rritur me 50% numri i përdoruesve të drogës. Çdo gjë mund të mendohej për të forcuar luftën kundër trafiqeve, por një ligj për legalizimin e kanabisit, gjoja mjekësor dhe industrial nuk mendohej. Sot është një nga ditët më të këqija për Shqipërinë”- u shpreh për Zërin e Amerikës Petrit Vasili, deputet i Partisë së Lirisë.

Zyrtarë të qeverisë thanë për Zërin e Amerikës se i gjithë aktiviteti i kultivimit, përpunimit dhe eksportit të kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale do të zhvillohet nën monitorim të rreptë dhe se për këtë qëllim do të ngrihet një agjenci e posaçme pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Ligji ka disa përcaktime për gjurmimin e farës deri në produktin final dhe eksportin e tij, shpjegojnë autoritetet, vendos kufizim të sipërfaqes për kultivimin deri në 200 ha në gjithë territorin e republikës si dhe të sipërfaqeve për kultivim të kanabisit për qëllime mjekësore nga 5 deri në 10 ha. Por një licensë mund të përfshijë deri në 4 sipërfaqe të tilla, me kushtin që të jenë në kufi me njera-tjetrën. Përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë vënë theksin te kriteret e rrepta sipas tyre, për licensimin e kompanive.

“Për të marrë licensën do të duhet të kesh disa kritere. Kompania e cila do të ofrohet për kultivimin dhe përpunimin e kanabisit duhet minimumi të ketë çertifikatën e praktikës së mirë, që do të thotë, një çertifikatë e cila lëshohet nga FDA-ja, pra Food and Drug Administration ose nga EMA, Agjensia Europiane e Barnave. Pra, nëse ti ke një çertifikatë të praktikës së mirë në prodhimin e saj, vetëm atëherë ti mund të lejohesh”- u shpreh për Zërin e Amerikës Entela Ramosaçaj, Zv. Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Në bimën e kanabisit sipas ekspertëve janë 140 përbërës por dy prej tyre janë kryesorët, THC (tetrahidrokanabinoli),dhe CBD (kanabinoidi), përqindja e të cilëve ka rëndësi kur bëhet fjalë për përdorim mjekësor dhe industrial pasi është në vlera të ulëta krahasuar me kanabisin që përdoret si drogë. Sipas ekspertëve THC varion nga 0.3 deri në 0.5% për përdorim mjekësor sipas standardeve ndërkombëtare ndërsa për përdorim industrial në vende të caktuara shkon deri në 1%. Disa mjekë toksikologë me të cilët Zëri i Amerikës bisedoi, nuk e shohin me skepticizëm ligjin “Për kultivimin dhe përpunimin e bimës së kanabisit, dhe prodhimin e nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industrial”, me destinacion eksportin. Suela Xhufi mjeke toksikologe veçon disa sëmundje që mund të trajtohen me këto nënprodukte, të cilat janë në formë tablete apo vaji.

“Një nga sëmundjet e cila ka gjetur zgjidhje është sindroma tourette në epilepsi. Mund ta përdorim tek pacientët që kanë tumore malinje, për të rritur sistemin imun, në sklerozën multiple, për të rregulluar plasticitetin muskular”- shpjegoi për Zërin e Amerikës Suela Xhufi, mjeke toksikologe.

Ndërsa kanabisi industrial sipas ligjit, përdoret në sektorin e ndërtimit, tekstilit, kozmetikës, prodhimit të energjisë apo prodhimit të letrës.

Specialisti i shëndetit publik për drogat Arian Boci e mbështet ligjin, i cili edhe pse për qëllime mjekësore dhe industriale i hap rrugë, sipas tij, mundësive për zbatimin e programeve të ndryshme kërkimore dhe

shkencore në fushën e shëndetit publik. Por ai vëren se ligji i sapomiratuar në parlament ka disa mangësi.

“Mendoj se nuk janë përcaktuar qartë disa elementë të pjesës së kultivimit e cila ndikon në pjesën e rritjes së fuqishmërisë dhe potencialitetit të përbërësit të tetrahidrokanabinolit e cila është pjesa që jep efektin psikotrop të përdoruesit. Shqipëria mund të mos i ketë kushtet aktuale për një zbatim kaq të gjerë. Duhej filluar me sekuenca më të vogla, për të parë nga ana kërkimore e shkencore se si do të vazhdojë kjo. Nga ana tjetër do të doja që ligji të përcaktonte disa specifika. Për shembull: një pjesë e të ardhurave të përcaktoheshin e të shkonin për programe rehabilituese, për programe në shkolla, për fuqizimin e qendrave shëndetësore apo sistemit shëndetësor”- u shpreh për Zërin e Amerikës, Arian Boci, Instituti për Zhvillimin e Politikave Social Shëndetësore dhe Kërkimore.

Delegacioni i BE në Shqipëri gjatë diskutimit të projektligjit “Për kontrollin e kultivimit të bimës së kanabisit dhe prodhimin e nënproduketeve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale” në komisione parlamentare shprehu mjaft rezerva, dhe sugjeroi masa më të forta mbrojtëse për të parandaluar devijimin e produkteve në fjalë.

Por ligji “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale” nuk kishte dakortësi të plotë edhe brenda shumicës qeverisëse. Tre prej figurave më jetëgjata në PS, Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko dhe Erjon Brace abstenuan gjatë miratimit të tij në parlament.

“Padyshim askush nuk e mohon se kanabisi për qëllime mjekësore është fitimprurës.Po pyetja shtrohet? A është ky aktiviteti financiar që na duhet në këto momente, a është gati shoqëria jonë për këtë lloj aktiviteti me risqe të mëdha sociale, edukative e sigurie? Ky është mesazhi që na duhet ne në këto momente për të rinjtë e të rejat dhe prindërit e tyre, për ata që e shohin këtë si rrugë pasurimi të shpejtë

apo ata që e shohin si produkt konsumi? Personalisht besoj se është qasja e gabuar”-u shpreh në parlament Fatmir Xhafaj, deputet i PS.

Sot, një ditë pas miratimit të ligjit “Për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të tij për qëllime mjekësore dhe industrial” pikëpyetjet dhe paqartësitë janë të shumta. Mjaft ekspertë mendojnë se është dëshpëruese që në udhëtimin e Shqipërisë drejt Europës, qeveria miraton ligje të tilla pavarësisht sfondit ekonomik të tij./VOA

Tags: KanabisiShqiperi
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Djegia dhe përdhosja e Kuranit thellësisht fyese për muslimanët

Lajmi tjetër

Tony Bennett, këngëtari i shquar amerikan, vdes në moshën 96-vjeçare

Të ngjajshme

KRYESORE

Myftiu Muhamed Sytari falënderon presidentin Begaj për qëndrimin ndaj fenomenit të mikrokredive

4 Gusht, 2024
KRYESORE

Kryeministri Rama takohet sot me Macronin

12 Prill, 2024
SHQIPËRI

Vdes 68-vjeçari, bie nga kati i dytë

11 Prill, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM