Rasti ka ndodhur në Dubravë të Ferizajit, ndërsa bëhet e ditur se “viktima femër” ka mbetur shtatzënë, transmeton Fol Drejt.
“Fsh. Dubravë Ferizaj.2021. Raportohet se viktima femër kosovar e mitur është pranuar në repartin gjinekologjik në QKUK e cila ishte shtatzënë dhe e njëjta ishte duke bashkëjetuar me një mashkull të mitur kosovar. Në lidhje me rastin, në cilësinë e të dyshuarit janë intervistuar të dy prindërit (të viktimës dhe të dyshuarit) meshkuj kosovar” – thuhet në raportin e policisë.
Po ashtu bëhet e ditur se me vendim të prokurorit të dyshuarit (prindërit) dërgohen në mbajtje./FolDrekt/