The Guardian i referohet Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, e cila ka paralajmëruar se trupat ruse mund të ridislokohen, transmeton Fol Drejt.
Sipas inteligjencës britanike, pasi të ketë marrë në kontroll tërësisht Mariupolin, Rusia ka të ngjarë të ridislokojë forcat në Donbas.
Rezistenca e palëkundur ukrainase në Mariupol që nga fillimi i luftës do të thotë se forcat ruse në zonë duhet të ri-pajisen përpara se të mund të rigrupohen në mënyrë efektive. Por ky mund të jetë një proces i gjatë.
Komandantët rusë, megjithatë, janë nën presion për të arritur në mënyrë të dukshme objektivat operacionale. Kjo do të thotë se Rusia ndoshta do t’i rishpërndajë forcat e saj pa përgatitjen adekuate.
Ministria e Mbrojtjes tha se deri në 1,700 luftëtarë ukrainas në fabrikën e çelikut Azovstal të Mariupolit ishin dorëzuar ditët e fundit./FolDrejt/