Dy oficerë policie u plagosën me armë zjarri gjatë një kontrolli për të verifikuar informacionin në një lagje të ngarkuar të Stambollit, sipas një deklarate nga prefekti.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Fatih, ku policët ndaluan dy të dyshuar për kontroll dhe u kërkuan kartat e identitetit. Njëri nga dy të dyshuarit, 32 vjeç, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar mbi efektivët. Dy oficerë policie u dërguan me plagë në spitalin më të afërt dhe njëri prej tyre është në gjendje kritike, sipas mediave të huaja.
Në njoftimin e prefektit të Stambollit, theksohet se i armatosuri që qëlloi efektivët e policisë dyshohet se është autori i një sulmi të ndodhur pak orë më parë, me pasojë një të vdekur dhe dy të plagosur.
Policia turke ka nisur kontrollet për gjetjen dhe arrestimin e autorit të armatosur. /abcnews.al/