Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se rasti ka ndodhur në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë, shkruan Fol Drejt.
Rasti është cilësuar si “ngacmim seksual”.
Në raport thuhet se:
“Më 05.09.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ngacmuar dhe më pastaj e ka goditur viktimën femër kosovare.”
Bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./FolDrejt/