Një person është arrestuar nën dyshimin se ka kryer një vjedhje në një barnatore.
Sipas policisë, i njëjti dyshohet se i ka kryer edhe vjedhje të tjera, në vende të ndryshme, transmeton Fol Drejt.
“Rr. Zija Shemsiu, Prishtinë 26.11.2021 – 21:10. Me datën 23.03.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se me datën 26.11.2021 në një barnatore ka vjedhur një aparat për matjen e tensionit, dhe po ashtu ka kryer disa raste tjera të vjedhjeve në kohë të ndryshme” – thuhet në raport.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/