Sipas raportit të policisë, kjo vjedhje ka ndodhur në Spitalin e Rajonit në Gjilan ndërsa ka edhe të arrestuar.
Rasti është cilësuar si: vjedhje e rëndë, transmeton Fol Drejt.
“Spitali Rajonal, Gjilan, 28.03.2022 – 18:00. Me 25.04.2022 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga hapësira e jashtme e spitalit persona të dyshuar kanë vjedhur gypa të metalit dhe bakrit. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj (njëri shtetas i Shqipërisë dhe dy shtetas kosovarë)” – thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Po ashtu opinioni publik njoftohet se me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./FolDrejt/