Në 30 nëntor në Bukuresht të Rumanisë është tërhequr shorti për kualifikimet e Euro 2020. Edhepse ky short mund të zhbëhet falë kontesteve të mëdha politike (ku Ukraina nuk mund të luajë me Rusinë, Kosova nuk mund të luajë me Rusinë dhe Spanjën), përsëri emocionet janë tepër të forta.
Kosova akoma është në garë të kualifikimeve, kur në mars duhet të luajë kundër Maqedonisë dhe me fituesin e meçit mes Bellorusisë dhe Gjerogjisë. Gjithmonë, në rast se Kosova fiton këto përballje, atëherë ajo do jetë në grupin C me Ukrainën, Hollandën dhe Austrinë.
Këto janë grupet e Euro 2020
Grupi A: Italia, Zvicra, Turqia, Uellsi.
Grupi B: Belgjika, Rusia, Danimarka, Finlanda.
Grupi C: Ukraine, Hollanda, Austria, Fituesi i Playoff D (Kosova/Maqedonia V./Bellorusia/Gjeorgjia)
Grupi D: Anglia, Kroacia, Çekia, Fituesi i Playoff C (Skocia/Izraeli/Norvegjia/Serbia)
Grupi E: Spanja, Polonia, Suedia, Fituesi i Playoff B (Bosnja/Irlanda V./Sllovakia/Irlanda)
Grupi F (i hekurt): Gjermania, Franca, Portugalia, Fituesi i Playoff A (Islanda/Rumania/Bullgaria/Hungaria).
Përndryshe, meçi që do hap Euro 2020 është ajo mes Italisë dhe Turqisë, që do luhet në Baku ose Romë./Foldrejt.com