Aktivisti Shkëlzen Gashi ka analizuar situatën politike në të cilën ndodhet Kosova aktualisht, pas presionit ndërkombëtarë që ajo t’i pranojë disa kushte, shkruan Fol Drejt.
Sipas Gashit, bashkësia ndërkombëtare veç që po kërkon që Kosova t’i tërheqë Policinë Speciale nga veriu, i ka edhe disa kushte të tjera.
“Serbia po kërkon që: (1) të tërhiqet policia speciale nga veriu i Kosovës; (2) kryetarët e komunave në veri të mos hyjnë në ndërtesat e komunave; dhe (3) të formohet asociacioni i komunave me shumicë serbe” – ka shkruar Gashi.
Pikërisht këto kërkesa të Serbisë sipas tij, “po i sjellin në Kosovë ndërmjetësit ndërkombëtarë”, por që ato po i refuzon Kryeministri i Kosovës, “sepse janë kundër interesit të Kosovës”.
Por e çuditshme është që “Serbia po shqetësohet. Edhe ndërmjetësit ndërkombëtarë. E kuptueshme sepse ata i mbrojnë interesat e tyre. Por, e pakuptueshme që liderët e partive politike opozitare të Kosovës shqetësohen që ndërmjetësit ndërkombëtarë janë të shqetësuar që Serbia është e shqetësuar” – ka shkruar Gashi./FolDrejt/