Ditët e fundit, tifozët e Barcelonës kanë ndjekur nga afër zhvillimet në lidhje me rikthimin e mundshëm të Leo Messit në Nou Camp.
Messi së fundmi përfundoi një kontratë dy-vjeçare në Paris. Por aty nuk ishte një ambient as i ngjashëm me atë në të cilin ai ishte pjekur si lojtar. Edhe pse ka një ofertë të nga Arabia Saudite, Leo Messi ende po mendon të kthehet në Barcelonën e tij ku është rritur si fëmijë.
Probabiliteti që ai të kthehet në Barcelonë me çdo ditë të re është shumë i ndryshueshëm. Nga lajmi se Jorge Messi, babai dhe menaxheri i Leos, kishte qëndruar në shtëpinë e Joan Laporte, presidentit të Barcelonës, e deru në deklaratën pasuese të tij se kthimi i Messit nuk është afër.
“Nuk bëhet fjalë për para, Leo është gati të luajë falas. Por nuk besoj se kthimi i tij do të ndodhë, situata rreth tij është shumë e vështirë”, ka thënë Jorge Messi.
Mediat spanjolle shkruajnë se Leos nuk i pëlqen mënyra se si publiku e formon një ambient në të cilin ai do të kthehej përfundimisht në klubin e tij të dashur.
Në anën tjetër arabët po i bëjnë pyetje familjes Messi që të deklarojnë ofertën e tyre sa më shpejt (1,200,000,000 euro në dy vjet). Nga ana tjetër, gruaja e Leo Messit po kërkon një rikthim në Barcelonë, duke pasur parasysh se djemtë e tyre e duan atë qytet dhe i kanë miqtë më të mirë atje.
Mediat spanjolle zbulojnë se klubi është gati t’i ofrojë Messit një bashkëpunim dyvjeçar në formën e sezoneve 1+1 me vlerë 13 milionë euro në vit, transmeton Fol Drejt.