Virusi korona i cili u zbulua përherë të parë nga kafshët në provincën kineze ëuhan, deri tani zyrtarisht ka vrarë 56 persona, megjithatë shumë media perëndimore mendojnë se kjo shifër është më e madhe, por autoritetet kineze mundohen ti fshehin.
Së fundi ka qenë vetë presidenti i Kinës, Xi Jinping, i cili paralajmëroi se shpejtësia e përhapjes së koronavirusit është duke u rritur. Ai e dha këtë deklaratë gjatë një takimi të veçantë të kabinetit me rastin e një feste zyrtare.
Hulumtuesit britanikë kanë thënë se Kina mund të mos e luftojë me sukses përhapjen e virusit, ndonëse janë marrë masa të rrepta për kufizimin e udhëtimeve dhe qarkullimit të njerëzve.
Autoritetet kineze kanë vendosur ta ndërtojnë spitalin e dytë brenda disa javësh për t’i strehuar 1300 pacientë dhe pritet të përfundohet për dy javë.
Shumë qytete kineze tashmë i kanë anuluar organizimet festive, të cilat ishin planifikuar për ta shënuar Vitin e Ri Kinez.
Në Hong Kong, autoritetet e kanë ngritur në nivelin më të lartë alarmin paralajmërues dhe i kanë mbyllur të gjitha shkollat fillore dhe të mesme.
Virusi është shpërndarë edhe në shtete si Vietnami, gadishullin korean, Singapur dhe raste të veçuara edhe në Perëndim./Foldrejt.com