Manchester City mundi 7:0 Lajpcigun në ndeshjen e dytë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve dhe kështu kaloi në mënyrë spektakolare në fazën tjetër.
Erling Haaland shënoi pesë gola, por në minutën e 63-të trajneri Pep Guardiola vendosi ta nxjerrë jashtë loje.
“I thashë se do të shënoja një hat-trick të dyfishtë, por çfarë mund të bëja? Më duhej të largohesha nga fusha,” tha norvegjezi Erling Haaland për BT Sports pas ndeshjes.
Guardiola tha se e hoqi atë për të mos thyer rekordin.
“Nëse ai do të thyente rekordin tani, kur është 22 vjeç, do të ishte i mërzitur për pjesën tjetër të jetës së tij. Tani ai ka një qëllim për të ardhmen. Prandaj e zëvendësova atë. Nuk e dija që Messi mban rekord, e mora vesh pas ndeshjes”, tha Guardiola në intervistën për TV2.
Me këtë arritje, Haaland u bë vetëm lojtari i tretë që shënon deri në pesë gola në një ndeshje të Ligës së Kampionëve. I pari është Lionel Messi, i cili shënoi pesë gola kundër Bayer Leverkusenit në 2012 dhe i dyti është Luiz Adriano, i cili si lojtar i Shakhtarit shënoi pesë gola kundër Bata Borisovit në 2014, transmeton Fol Drejt.