Luan apo jo, pak rëndësi ka. Marcelo është kapiteni i Real Madrid dhe sot doli para mediave në prag të finales së Champions League kundër Liverpool. Mes të tjerave ai foli edhe për rinovimin e kontratës.
“Jemi shumë të lumtur që jemi këtu. Ne patëm një sezon të mrekullueshëm, jemi konkurrues dhe e meritojmë finalen. E njoh mirë Ancelottin prej tetë vitesh dhe jam me fat që stërvitem me të.
Ai di t’i menaxhojë lojtarët, e kupton futbollin. Të gjithë duan të luajnë , të marrin pjesë, por këtë sezon nuk kemi pasur asnjë problem. Kjo vjen nga trajneri, i cili është i qetë dhe thotë të vërtetën”.
“Kontrata? Të gjithë e dinë pasionin dhe dashurinë time për Realin, është klubi i jetës time. Kur nisa të luaja futboll Fluminense më dha gjithçka që të isha futbollist. Nuk do ta them këtu, tani. Nuk kam nevojë për një statujë, historia ime është bërë në Madrid, për mua nuk ka shumë kuptim të kem një statujë”.
“Benzema? I dimë cilësitë e Karim, jo vetëm këtë sezon është paraqitur mirë. Ai është një lider i ekipit, nuk ka shumë për t’u thënë për të. Ai e ndihmon skuadrën me mënyrën se si luan”
“Finalja? Jemi nervozë, pasi e dimë se çfarë do të thotë të luash një finale. Siç e tha edhe Ancelotti, kur vjen ndeshjen ka edhe më shumë shqetësime”, u shpreh mbrojtësi i majtë brazilian./FolDrejt/