Fol Drejt
E mërkurë, 21 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME

E quajti anëtar të partisë serbe, këshilltari i Kurtit i kërkon falje publike Jasharajt

3 vjet më parë
in LAJME
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Elvis Hoxha – këshilltar politik i kryeministrit Albin Kurti – i ka kërkuar falje kryetarit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharajt, pasi që e quajti anëtar të partisë serbe.

Kjo vjen pas një shkrimi që Hoxha, i cili jeton në Tiranë, postoi në llogarinë e tij në Facebook ku tha se nuk është aspak e çuditshme që Rahman Jasharaj përdor grevën e mësuesve pikërisht kur duhet të forcohet sovranitetit në veri të Kosovës.

“Ajo që është e dhimbshme, është pjesëmarrja e mësuesve në këtë grevë që ka për shef anëtarin e partisë serbe”, ka shkruar Hoxha.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Madje, ai vazhdoi tutje me një postim tjetër në Facebook duke thënë se shpreson që ‘kosovaristët’ nuk do të kërkojnë që ta shpallin atë person non grata në Kosovë.

Këto shkrime të këshilltarit politik të Kurtit ngjallën reagime të shumta në Kosovë. Pati edhe të tillë që e kërcënuan atë.

Blerim Syla nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të ndërmarrë masa ndaj Elvis Hoxhës, përndryshe tha se nuk do të garantojë për veprimet e tij.

“Prej këtij momenti nëse kryeministri Albin Kurti nuk ndërmerr masa ndaj këtij krimineli, i cili paguhet nga taksat tona, unë nuk garantoj në veprimet e mia e shteti le të veprojë. Nëse ju nuk distancoheni nga këta maniako-depresiva, ta dini se Kosova ka ende burra”.

Reagoi edhe zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, e cila tha se Kosova nuk ka nevojë për ideologë të urrejtjes dhe përçarjes.

“Kosova nuk ka nevojë për ideologë të urrejtjes dhe përçarjes, por të ideve progresive, debatit konstruktiv e dialogut shoqëror për tejkalimin e krizave. E papranueshme qasja diskriminuese dhe stigmatizuese e zyrtarëve të lartë të partisë në pushtet karshi të gjithë atyre që nuk pajtohen me diktatin dhe vullnetin e saj për sundim absolut. Republika e Kosovës u lind nga shpirti i rezistencës demokratike ndaj mentalitetit autoritar. Dhe ky vend nuk e toleron frymën e fanatizmit dhe kulturën e damkosjes së tjetrit të ndryshëm”.

Pas nëntë orësh nga postimi i parë, Hoxha i kërkoi falje Jasharajt, duke thënë se u është referuar disa lajmeve që kanë qenë të pakonfirmuara dhe se ka bërë cilësim të padrejtë.

“Nuk kam turp të kërkoj falje, sidomos nëse i kam rënë në qafë Rrahman Jasharajt duke u bazuar në një lajm të gabuar që u shpërnda nëpër media lidhur me personin dhe të shkuarën e tij. Nuk e di si qëndron e vërteta lidhur me këtë lajm. Siç duket informacioni, edhe pse i shpërndarë nëpër disa media, paska qenë i pakonfirmuar. Kështu që i kërkoj falje, jo thjesht, por falje me ndjenjë të lartë përgjegjësie”.

“Së dyti, i kërkoj falje vetëm për informacionin e paqëndrueshëm në lidhje me të shkuarën e tij. E dëgjova shprehjen e tij publike. E përsëris se nuk kam turp të kërkoj falje kur kam bërë një cilësim të padrejtë”.

Kujtojmë se kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thirrur grevë nga data 25 gusht – e cila e pamundësoi fillimin e vitit të ri shkollor më 1 shtator – me kërkesën për 100 euro shtesë në pagat e mësimdhënësve deri në miratimin e Ligjit për Paga.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Elvis Hoxhës:

Nuk kam turp të kërkoj falje, sidomos nëse i kam rënë në qafë z. Rrahman Jasharaj duke u bazuar në një lajm të gabuar që u shpërnda nëpër media lidhur me personin dhe të shkuarën e tij. Nuk e di si qëndron e vërteta lidhur me këtë lajm. Siç duket informacioni, edhe pse i shpërndarë nëpër disa media, paska qenë i pakonfirmuar. Kështu që i kërkoj falje, jo thjesht, por falje me ndjenjë të lartë përgjegjësie.

Pak më intereson se si më ka kualifikuar z. Jasharaj në një shprehje të tij publike.

Së dyti, i kërkoj falje vetëm për informacionin e paqëndrueshëm në lidhje me të shkuarën e tij. E dëgjova shprehjen e tij publike. E përsëris se nuk kam turp të kërkoj falje kur kam bërë një cilësim të padrejtë.

Por i lutem zotit Jasharaj, të mos e marrë fare këtë falje si gjithëpërfshirëse. Në kohën kur po zhvillohet një punë intensive për rivlerësimin e pagesës së mësuesit, të këmbëngulësh në grevë dhe në ndërprerje të procesit pa nisur ende shkolla, kjo më duket e papranueshme.

Unë jam mbështetës i sindikalizmit. Megjithatë, buxhetet dhe direktivat e tjera të sovranitetit janë një organizim i tërë. Arsimi është shtylla e Republikës. E njoh shumë mirë edhe arsimin paralel në kohën e pushtimit. Është një nga vlerat më shembullore në Evropë. Ndaj dhe më duket shumë mekanike dhe e keqorientuar greva aktuale. Nderi i mësuesit nuk shprehet vetëm te paga. Dinjiteti dhe autoriteti i mësimdhënësit është shumë kompleks. Ai qëndron tek aftësia komunitare dhe cilësia publike e arsimit, te garancitë e ardhmërisë së kombit dhe shoqërisë.

Nuk më interesojnë kërcënimet fizike që më janë dërguar dhe më dërgohen në messenger dhe në komente.

Edhe një herë, ky postim qëndron vetëm në një kërkim falje drejtuar vetëm z. Jasharaj në lidhje me një informacion të paqëndrueshëm./KlanKosova/

Tags: Elvis HoxhafaljeFol DrejtJasharajparti serbe
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Senatorja amerikane takohet me klerin shqiptar, në fokus ndihmimi i shtetasve të huaj për t’iu përshtatur komunitetit

Lajmi tjetër

Presidentja Osmani ia dorëzoi Medaljen Presidenciale të Meritave ish-ministrit të Jashtëm të Republikës Çeke

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM