Ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shkelzen Bislimi, më 8 shtator ka njoftuar për dorëheqjen e tij nga ky subjekt politik.
Në llogarinë e tij në Facebook, ai shkroi “nuk mund të qëndroj në një organizatë ku nuk respektohen bindjet fetare, një organizatë islamofobësh”.
I pyetur në rubrikën Sytë 7 në Klan Kosova se a mendon ende që VV është organizatë e tillë, ai tha se shumica e kandidatëve që u larguan për shkak të bindjeve fetare.
“Kur po e shoh që një pjesë e madhe e kandidatëve u është ndaluar kandidatura, ata janë njerëz fetarë. Nuk është veç kjo arsyeja që iu është ndaluar kandidatura”.
“Nuk besoj se kthehem më. Kam bërë aktivitet për gjashtë vjet dhe nuk ma kanë ditur vlerën, nuk besoj se do të vlerësohem nëse kthehem”.
Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje./KlanKosova/