Sipas BBC-së viktimat u gjetën në 13 vende në Kombin James Smith Cree dhe fshatin e afërt të Weldon, transmeton Fol Drejt.
Besohet se çifti Damien Sanderson dhe Myles Sanderson të cilët janë arratisur, janë fajtor për kryerjen e këtij krimi mizor. Sipas policisë ata konsiderohen të armatosur dhe të rrezikshëm.
Banorëve u është thënë të strehohen në vend, pasi kërkimet vazhdojnë në një zonë të madhe gjeografike.
“Qëndroni në vend të sigurt! Kini kujdes duke lejuar të tjerët të hyjnë në banesën tuaj,” shkroi në Twitter Policia Mbretërore Kanadeze e Saskatcheëan (RCMP).
Në shumë vende janë ngritur pika kontrolli, ndërsa policia bën identifikimin e udhëtarëve dhe shoferëve u është kërkuar që të mos marrin autostopët.
Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në James Smith Cree Nation, një komunitet indigjen me rreth 2000 banorë në veri-lindje të Weldon, ku jetojnë rreth 200 njerëz.
Po ashtu një alarm për persona të rrezikshëm u dërgua në të gjithë telefonat celularë në të gjithë provincat e Saskatchewan, Manitoba dhe Alberta, një rajon i madh pothuajse sa gjysma e Evropës./FolDrejt/