Një dhunim dyshohet që ka ndodhur në tetor të vitit të kaluar, ndërsa është raportuar dje në Policinë e Kosovës.
Rasti dyshohet që ka ndodhur në Prishtinë, ku e mitura femër ka mbetur shtatzënë si pasojë e dhunimit. I dyshuari është arrestuar, njofton policia.
“Me datë 19.01.2023 ankuesja femër kosovare është paraqitur në stacion policor së bashku me viktimën femër kosovare, të mitur, pasi kishte kuptuar se e njëjta (e mitura) ishte shtatzënë. Lidhur me rastin është intervistuar viktima femër kosovare në prani të punëtorit të QPS-së, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.