Një djalë dy vjeçar në Norwalk, Ohio, qëlloi me armë nënën e tij shtatzënë, duke vrarë atë dhe fëmijën e saj të palindur, tha policia lokale.
Shtohet se rreth orës 13:00 të datës 16 qershor policia ka marrë një telefonatë nga një grua 31-vjeçare e cila ka thënë se “djali i saj dyvjeçar e ka qëlluar pas shpine”, raporton CNN.
Gjatë bisedës me dispeçerin, Laura Ilg tha se ishte shtatzënë në muajin e tetë, transmeton Fol Drejt.