Në Vrellë të Istogut ka ndodhur një ngjarje e rëndë. Një e mitur është dhunuar ditën e djeshme në këtë fshat.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë Shkodran Nikçi, ka thënë për Klankosova.tv se do të bëjnë kërkesën që i dyshuari të ndalohet për 48 orë dhe se do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e këtij rasti, transmeton Fol Drejt.
Klankosova.tv jozyrtarisht merr vesh se i dyshuari ka dhunuar vajzën e vëllait.