Prokurorja e shtetit të Veracruz, Veronica Hernandez Giadans premtoi se hetimi do të jetë gjithëpërfshirës dhe se puna gazetareske e gazetarëve të lënduar do të analizohet si motive të mundshme për likuidimet.
Ndërsa gazetarët meksikanë përgatiteshin të protestonin kundër vrasjeve të kolegëve të tyre javën e kaluar, mbërriti lajmi se dy gazetarë të tjerë u qëlluan për vdekje në shtetin e Veracruz në Bregun e Gjirit, duke e rritur numrin e gazetarëve të vrarë në Meksikë në 11 këtë vit.
Zyra e Prokurorit të Shtetit të Veracruz-it njoftoi përmes Twitter-it se po heton vrasjen e Jesenia Molinedo Falconi dhe Sila Johanna Garcia Olivera, drejtoreshë dhe reportere e faqes së internetit El Veraz në Kosolecake, shkruan AP, transmeton Fol Drejt.