Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një çerdhe në shtetin e Tajlandës, me ç’rast kanë mbetur të vrarë 31 persona. Siç bëhet e ditur nga BBC, përgjegjës për sulmin është një ish-oficer policie, i cili ka hapur zjarr në një qendër për ciklin parashkollor.
Në mesin e 31 viktimave, bëhet e ditur se ka edhe fëmijë, transmeton Fol Drejt.
Siç bën të ditur policia, autori gjithashtu goditi me thikë fëmijë e të rritur, ndërkohë që motivi i sulmit ende nuk dihet./FolDrejt/