Një adoleshent palestinez u vra mëngjesin e sotëm gjatë një sulmi ajror izraelit në Jenin, në Bregun Perëndimor të pushtuar, tha Ministria e Shëndetësisë palestineze.
“Një djalë 17-vjeçar u vra dhe një tjetër 18-vjeçar u plagos rëndë nga plumbat e forcave izraelite gjatë sulmit të tyre në Jenin”, tha ministria në një deklaratë.
Kampi i refugjatëve palestinezë në Jenin, shtëpia e rreth 14,000 njerëzve, është kthyer kohët e fundit qendër e tensionit, pas një valë sulmesh që vranë 19 persona në Izrael.
Një civil palestinez dhe një ushtar izraelit u vranë dhe 18 palestinezë u plagosën gjatë një operacioni ushtarak izraelit atje javën e kaluar./FolDrejt/