Një kryetare e një fshati në Ukrainë u rrëmbye, u ekzekutua dhe u hodh në një gropë në pyll së bashku me burrin dhe djalin e saj.
Kryebashkia Olga Sukhenko, bashkëshorti i saj Igor dhe djali Aleksandër thuhet se u rrëmbyen më 23 mars.
Fati i tyre nuk dihej, derisa trupat u gjetën të shtunën në një varr të cekët pas shtëpive që ushtarët rusë i kishin përdorur si streha të improvizuara.
Fqinjët thanë për The Sun se trupat ruse që pushtuan Motyzhyn, një fshat 30 milje në perëndim të Kievit, u përpoqën të fitonin mbështetjen e zyrtarëve lokalë dhe kur ata refuzuan të bashkëpunonin, i therën.
Pamjet e rënda u shfaqën pasi forcat e Putinit u tërhoqën nga rajoni i Kievit në drejtim të Bjellorusisë.
Zyrtarët ukrainas thonë se 410 persona janë gjetur të vdekur në qytete afër Kievit deri më tani.
Të paktën 300 u vranë vetëm në Bucha. Mes të vdekurve mësohet se është edhe një djalë 14-vjeçar.