Dje rreth orës 19:30 në fshatin Dumnicë e Epërme të komunës së Podujevës janë djegur katër shtëpi.
Fatmirësisht shtëpitë ishin të pabanuara dhe përdoreshin vetëm për ushqim të bagëtive, transmeton Fol Drejt.
“Është raportuar për një zjarri i cili kishte përfshirë katër (4) shtëpi të pabanuara të cilat ishin përdorur për ushqim të bagëtive. Për veç dëmeve material nuk ka persona të lënduar. Zjarri është shuar nga njësiti i zjarrfikësve. Rasti mbete nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell Fol Drejt.