Në qytetin e Malishevës është arrestuar një grua nën dyshimin se e ka rrahur vajzën e saj, e cila pastaj ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt, transmeton FolDrejt.
“Malishevë, 29.03.2022-21:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht vajzën e saj viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë, përcjell FolDrejt.