Një nxënës ka rënë sot nga kati i dytë i shkollës fillore “Asdreni” në Pejë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha për Telegrafin se për shkak të lëndimeve që ka marrë fëmija është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
“Sot rreth orës 12:10, Policia është informuar se një fëmijë (nxënës) ka rënë nga kati i dytë i shkollës. Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, fëmija është dërguar me autoambulancë ne Spitalin Rajonal në Pejë, dhe nga aty për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në QKUK-Prishtinë”, njoftoi Rugova. /Telegrafi/