Policia në Maqedoninë e Veriut njoftoi se dy emigrantë humbën jetën në jug të vendit, mëngjesin e të mërkurës herët të mërkurën kur një tren mallrash i goditi teksa flinin pranë shinave në errësirë.
Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut thuhet se të mërkurën në ora 02:20 në Stacionin Policor të Gjevgjelisë është raportuar se në linjën hekurudhore, ndërmjet stacionit hekurudhor Miravci dhe stacionit hekurudhor të Klisurës, një tren mallrash i cili udhëtonte në linjën Stacioni Hekurudhor Gjevgjeli – Ngarkesa Trubarevë, ka goditur dy persona të cilët kanë qenë të shtrirë në hekurudhë. Organet kompetente po punojnë për identifikimin e trupave të pajetë.
Emigrantët shpesh përdorin shinat hekurudhore si udhërrëfyes ndërsa në mënyrë klandestine nisen drejt Evropës qendrore. Një aksident i ngjashëm vrau 14 emigrantë nga Afganistani dhe Somalia në vitin 2015-të.
Policia tha se ka kapur qindra emigrantë në muajt e fundit pasi e ashtuquajtura rrugë ballkanike, e cila kalon përmes Maqedonisë së Veriut, është bërë më aktive pas heqjes së kufizimeve të udhëtimit nga COVID-19./tch/