Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka bërë të ditur se Rusia goditi një qendër tregtare në qytetin ukrainas Kremenchuk, brenda të cilës ishin mbi 1 mijë njerëz.
“Pushtuesit goditën një qendër tregtare… qendra është në flakë, është e pamundur të imagjinohet numri i viktimave”, tha Zelenskyy në ‘telegram’, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Rusia vazhdon të tregojë pafuqinë e saj ndaj qytetarëve të zakonshëm. Është e kotë të shpresosh për përshtatshmëri dhe humanizëm nga ana e saj”, shtoi presidenti ukrainas.
Anton Gerashchenko, një këshilltar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës, tha se objektivi ishte qendra tregtare Amstor.
“Kishte qindra njerëz në kohën e goditjes. Kërkoj nga gazetarët e mediave të huaja të nisen për në Kremenchuk. Ne do t’ju tregojmë këtë krim të radhës së luftës së Putin-it”, tha Gerashchenko.
Misioni i Ukrainës në Bashkimin Evropian (BE) njoftoi në rrjetet sociale se ekipet e shpëtimit po përpiqen të shuajnë zjarrin.
“Natyra çnjerëzore e Rusisë nuk ka kufij. Ne kemi nevojë për partnerët e ‘#ArmUkraineNoë’ dhe ndalimit të krimeve të luftës kundër njerëzve”, tha misioni./FolDrejt/