Rrëshqitja e dheut ka ndodhur pasi lumi El Pato ka dalë nga shtrati dhe ka shkaktuar përmbytje, të cilat kanë larë disa shtëpi dhe dyqane.
Të paktën 25 persona kanë humbur jetën dhe 52 të zhdukur, në një rrëshqitje dheu dhe përmbytje në qytetin e Venezuelës Teheiras dhe fshatrat përreth, 65 kilometra në jug të kryeqytetit Karakas, raporton Reuters.
Rrëshqitja e dheut ndodhi për shkak të aktivitetit të fenomenit klimatik La Niña dhe shirave të dendur për shkak të atij shqetësimi atmosferik./FolDrejt/