Pothuajse 1800 persona humbën jetën pasi dy tërmete të forta goditën Turqinë dhe Sirinë.
Në Turqi, numri i të vdekurve nga tërmeti rajonal prej 7.8 gradësh të shkallës Rihter, që goditi jugun e vendit, pranë kufirit me Sirinë, u rrit në 1014, njoftoi drejtori i Agjencisë Turke të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave.
783 persona kanë vdekur në Siri, raporton BBC, duke cituar të dhënat e AFP, transmeton Fol Drejt.