Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e sotme në plazhin e Potamit në Himarë.
Burime zyrtare të policisë thanë se për rastin kanë ndaluar shtetasin me inicialet A.T, i cili duke drejtuar një mjet lundrues, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë ka goditur fëmijën.
Burime për Top Channel thanë se autori është një punonjës policie, i cili ndodhej në Himarë, jashtë shëbimi, në pushime me familjen.
Himarë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./tch/