Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë ku trupi i një 10 vjeçari është gjetur i futur në një valixhe.
Mediat e huaja bëjnë me dije se policia franceze në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar nënën e një djali 10-vjeçar, trupi i të cilit u gjet i futur në një valixhe.
Trupi u gjet në qytetin Ferrieres-en-Brie në lindje të Parisit. Ndërkohë në pranga ka rënë nëna, 33 vjeçe, të cilën policia e kishte kërkuar që kur partneri i saj sinjalizoi alarmin.
Shqetësimi fillimisht ishte shkaktuar pasi gjaku u gjet në shtëpinë e familjes dhe autoritetet filluan menjëherë një operacion kërkimi. Hetimet çuan në zbulimin e trupit të fëmijës “të fshehur në një valixhe me rrota, në një kosh plehrash” afër shtëpisë së familjes, ka thënë prokurorja në qytetin Meaux, Laureline Peyrefitte.
“Ai kishte disa plagë të rënda, me shumë gjasa të shkaktuara nga një goditje me thikë”, shtoi ajo.
Ndëkaq autoritetet presin autopsinë për të dalë dhe në përfundim të rezultatit.